B.F.P është një grup muzikor i njohur. Labinot Gashi i njohur si Daone lindi më 22 janar të vitit 1987 në Pejë, Kosovë, është këngëtar shqiptar. Shkollën Fillore dhe të mesme i kryu në Pejë. Me muzikë filloi të merrej në vitin 1999 e që në atë kohë gjendej jashtë Kosovës, në Stuttgart, Gjermani. Ai atje zhvilloi disa këngë dhe më vonë të njejtën e bëri edhe në Zvicër. Në vitin 2000 kthehet në Kosovë dhe fillon kariera e tij muzikore profesionale, pas disa muaj kthimi bën kontratë me studion muzikore Night Sound Records Production ku zhvillon këngën e tijë të parë në nivel profesional titulluar "Street Life" (lexo: Strit llajf, sq.: Jeta në rrugë). Pas zhvillimit të këngës së parë kalojnë tri vite për t'u rikthyer si pjesë e grupit B.F.P (Shkurtesë nga: Bullets From Peja, lexo: Bullits From Peja, sq.: Plumbat nga Peja). Në vitin 2004 me grupin B.F.P organizoi koncertin e parë në qytetin e Pejës në disko klubin "BudhaBar". Po në këtë vit grupi B.F.P pati disa ndryshime ku disa antarë të grupit për shkaqe të ndryhsme braktisën grupin. Gjatë viteve 2005-2006 Daone kthehet pra me grupin e tij por këtë herë vetëm si pjesë e grupit tanimë të minimizuar në vetëm dy antarë. Në këtë vit si B.F.P realizoi video klipin e parë titulluar "B.F.P. - Gangsteriu Mangup", videoklip i cili u pëlqye shumë nga shqiptarët gjithashtu edhe të huajet. Në vitin 2006 si B.F.P doli me një video klip të ri të quajtur "Click Click"[2] ([[[lexo:]] Klik Klik) i cili është bërë hit në disa televizione kosovare dhe shqipetare sidomos në MyMusic,TopChanel,BBF pra ky ishte një sukses i madh për grupin B.F.P. Po në këtë vit 2006 si B.F.P nënshkroi kontrat me studion e "Night Sound Records Production" dhe "Click Clack Records" për realizimin e albumit të parë që pritet të përfundohet dhe të dal në treg gjat vitit 2007. Gjat kësaj kohe është dhe në zhvillim video klipi Peja.