Vendlindja: Kukes  Shqipëri
Jeton dhe vepron në   Kosovë
Mosha: 20 Vjeç
Ditëlindja: 17 Korrik 1996
Shenja e Horoskopit: Gaforrja

Këndon kryesisht: Pop

Baby G është një këngëtare e njohur. BabyG eshte nje kengetare e re ne skenen tone muzikore. Kengetarja Gordana Kingji e njohur ne publik me emrin Baby G, eshte pjese e On Records. Ajo u be e famshme nga bashkepunimi i saj me Getinjon me kengen "Monster". Kenga "Monster pati nje sukses shume te madh.Kengen e kane realizuar Zzap n Chriss ndersa teksti eshte shkruar nga Getinjo. Kjo kenge u be me 18 mars dhe ka marre +18.000.000 klikime. Nënshkrimi i kontratës së Era Istrefit me ?Sony Music? bëri bujë të madhe, por Era nuk do të jetë shqiptarja e vetme në këtë kompani prestigjioze të muzikës, pasi artistja e re Gordana Kingji është shumë afër arritjes së marrëveshjes me ?Sony Music?. Lajmi nga artistja dhe menaxheri i saj është konfirmuar për Prive, duke thënë se tashmë janë në negociatat finale për një kontratë afatëgjatë. Këngëtarja nuk ka shumë kohë që bëri debutimin e saj në skenën muzikore shqiptare, duke publikuar bashkëpunimin e saj me reperin e njohur Getinjo, të titulluar ?Monster?. Ajo se fundmi ka postuar edhe kengen e saj me te re "I Win", projekt solo i cili po pelqehet shume. Ajo ka jetuar ne Londer me prinderit e saj por puna e ka detyruar qe te vij dhe te jetoj ne Kosove por sa here ka kohe ajo shkon dhe atje. Ajo gjithashtu per tu treguar te gjitheve se eshte krenare qe eshte shqipetare ka bere edhe nje tatuazh ku shihet shqiponja e flamurit tone. Ndonëse ka pak kohë që ka nisur karrierën në skenën e muzikës vendase, tashmë në adresë të saj kanë vërshuar ofertat. Dy kompani me seli në Londër, muajve të fundit kanë shprehur interesim që në radhët e veta ta kenë anëtaren e labelit ?ON Records?, Baby G, të cilët synojnë ta prezantojnë në skenat gjigante muzikore. Menaxheri i studios diskografike ?On Records?, ka bërë të ditur për emisionin Express Summer se në bashkëpunim me Baby G janë duke i shqyrtuar ofertat, të cilat do t?i lëvizin ata drejt arenës ndërkombëtare.