Bijt E Sefes

Kalldërmit Po Shkon Si Shah

Kalldermit Po m'shkon mor si Shah,
ma ke qit çyrkin m'ei krah
Oh aman vashe pash perendin,
Falja bacit naj Sabah
Po me kerkon neper Mahall,
s'kam kujtue qe t'gjej gjallë
S'kam kujtue se te gjej gjall,
hala shpirti sme ka dal.
Marak jam ne nuri(fytyre)
Tan, Nuri Yt mue me shkrin
Nuri Jot mue me shkrin,
bash si çiri ne çylah
Po me kalon neper çarshi,
po thon hallku koke pi
Po me kalon neper çarshi,
Kujton hallku qe je pi
Jo vallahi nuk jam pi,
por jam ba marak ne ty

Ju pëlqen teksti? Komentoni më poshtë: