Daï

Shpirti M'tokë

dreqi e ka detyr me t'shti me besu qi ska xhehnëm
qe shkon n'xhehnet edhe pse n'tok e mira t'ka nëm
cillet legalisht s'domethon qi ka ftyr t'prisht
s'duhesh me ju rujt veq kur ta shish ''me brina e bisht''
n'krah ti ska problem qi ska zgjidhje,
ki mbshtetje, dokesh mir edhe t'kofsh palidhje,
n'tokë sgati durt kah qielli, ik pi mbretris shejtanit,
ik pi t'keqes mbretit, diktatorit ja sulltanit,
ja tiranit, ja, ideatorit t'Aushvicit,
ja coptimit palestines pi viktimave t'Aushvicit,
se njeri pson po s'mson e gabimet i perserit,
lulen e sa po qelur me urrejtje e ujit,
hakmarrje ! n'tok gjaku me gjak paguhet cash,
fjala luft ka kuptim se paqja nuk mirret vesh,
nuk mirret parasysh se interesi so nisoj,
kshtu qi investoj n'luft, e n'paqe pare pastroj
sdu mo !!
personat e armatosun mi pa si trima,
po si viktima, qi bojn viktima e lojn jetima,
ata !!
qe s'marrin po pshtojn jetra thirren trima,
e jo viktima t'budalles qi shkaktoj Hiroshima,
s'rrnoj mo !!
nen urdhna t'katilit qi ka profit prej luftes,
prej naftes, prej punes fmis midis Kallkutës,
prej ndarjes sektare, propagandes fetare
pi mashtrimit T'shpirtit me inteligjenc mesatare !!
Lufto luften me fjal besimin pa ma perly
Muslimon, katolik, hebrej, ni zot e kem mbi kry
Ai, vendos per mu, ai, vendos per ty,
Pos ti, Kurkush ska drejt Paragjykime me kry
Edhe pse, shum kriminelin e pafajshem e mban toka
E mban diversion, e mban leku, e mban vota
Konkistador, gjingiskhan, per teritor
Qi i bon krejt per veti ja me t'mir, ja me teror
Meteor, mos prit qi vjen bjen e na faron
Vetiit ja punojm tabutin per kiametin fajron
E thojn qi, n'purgator vaga s'osht e korruptume
Ku gjynahi matet n'veper e jo n'fjal t'kullum
Se n'tok, e drejta drejtohet pi situates qi shtrohet
Pi shtet ose njerit qi me fuqi deshmohet
SUPREM !! dreqin n'sy, mashtrimin n'buzqeshje
Qi ka interes ta mer t'miren me perleshtje
thojn dita osht e t'mires , nata ftyr e t'keqes
Terri kishe trishtim, drita simboli i vleres
Korbi diabilik e pllumbi doket si bos
mos pahiri shkaku i qernobilit ka lind albinos ?!
Nis luft t'shejt shkatrron, ty i thon zotit un boj mir
Pom vyn nafta e boshtit t'keqes qata po luftoj shlir
Po se din a je ortak i dreqit a ushtar i zotit ?!
a je n'vend e n'moment t'gabum si viktim e idiotit mos rri duq si iriq as kom-as-durkryq
i bindun n'rrug t'drejt rrafshite cdo udhkryq
kyqu, mos e le mashtrusin kryt me ta korruptu
ati qi don me t'zhyt shtinja kamen n'goj deri n'gu
ty perendu !! dojn me ta pa t'ardhmen hala pa lind
s'jom ktu mu grind po veprat e insonit m'kan bind
qi ska kush e ngin me fuqi e megallomani
qi per ta ska tok t'shejt n'Jeruzallem as n'Arabi
mi lon mu trash secilli bohet Hitler e Sllob
dihet per tjert skan zemer po per veti kan thob.
qata e kruj kryt 3 her analizoj me mendje t'let
debatoj me ndjenja, s'rrnoj me kom perpjet !!
jom perjek qe sa vjet me kuptu fjalen zhvillim
fjalen qe mbshefet mbas saj me tjeter kuptim
fjala shkatrrim ... na pasqyron ma s'shumti
me forc e mora fjalen tonde e tash, shuj ti
un flas per ty ski takat edhe pse ki kry
per 1 dit kryj fakulltet qi ty 6 vjet t'kan vy
kur ki lek ki qilsa per cdo der qi t'mshelet
insani e shet etiken kur me pare perkdhelet Shpirti n'tokë n'mes t'paqes e luftes
n'tokë t'bukës n'mes sharjes e lutjes
n'tokë t'therres dhe lules, t'ndarjes, t'fitores e humbjes
n'tokë t'perqarjes shkeljes e perkuljes
n'mes t'ngimit uris ngopjes e etjes
shpirti n'tokë mbijeton n'mes lindjes e vdekjes.

Ju pëlqen teksti? Komentoni më poshtë: