Vendlindja: Tiranë  Shqipëri
Jeton dhe vepron në   Shqipëri
Mosha: 27 Vjeç
Ditëlindja: 09 Gusht 1989
Shenja e Horoskopit: Luani

Këndon kryesisht: Pop

Endrit Mumajesi është një autor këngësh dhe këngëtar shumë i njohur. Endrit Mumajesi është një ndër autorët e rinj më të talentuar të artit. Ka lindur në Tiranë. Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Ali Demi" në Tiranë, ndërsa atë të mesmen në shkollën "Sinan Tafaj". E ka nisur rrugëtimin e tij me muzikën që në moshën 15 vjeç. Kënga e parë me të cilën ai ka bashkpunuar dhe i ka shkruar tekstin është kënga "Një jetë me ty" nga Vedat Ademi. Ka shkruar edhe disa tekste mjaft të njohura dhe aktualisht është pjesë e produksionit ThreeDots.