Ilahi Te Ndryshme

O Njeri O Gabimtar

O njeri o gabimtar,
Nis pendohu sa me par,
Ruju tkeqes more vella,
N'rrug tshejtanit ti mos shko. Se shejtani te mashtron,
Jeten tende ta shkatron,
Dhe imanin ta dobson,
Ne pun tkqia te udhzon. Ky shejtani shum i vshtir,
T'keqen ta ben ty te mir,
T'lutem zot mu mem ndihmu,
Prej shejtanit me u largu. Ja rabi o Zoti jon,
Syt e mi Zot po lotojn,
I shqetsuar jam Rabbi,
Si do dalim para ty. Si te duash me shpeto,
Sa me shpejt ti me u pendu,
punt e djallit me u harru,
dhe namazin me fillu. Ty te lutem zoti jon,
Kam gabuar pergjithmon,
Nqofte se zot ti nuk me fal,
Jam i humbur pergjithmon. Zoti thot o robi im,
Un ta fala at gabim,
Prej shejtanit me u largu,
Punt e kqia nuk i du. Besen ta jap Zot un ty,
Me shejtan punt si perzi,
Dot bej un Zot qka don ti,
Me fal mue ja Rabbi. Dot bej un Zot qka don ti,
Me fal mue Rabbi,
Dot bej un Zot qka don ti,
Me fal mue Ja Rabbi.

Ju pëlqen teksti? Komentoni më poshtë: