Këndon kryesisht: Rock

Jericho është një grup muzikor i njohur. Muzika e Jericho-s është një shkrirje midis rock, alternative, elektronikë dhe muzikës tradicionale etnike shqiptare,karakteristikë për rajonin e Kosovës dhe Shqipërinë e veriut.
Jericho është një grup shqiptar,kosovar nga Prishtina, Kosova, i formuar në vitin 1997.
Përveç instrumenteve standarde rock, ata gjithashtu përdorin instrumentet orientale që janë gjetur në muzikën tradicionale shqiptare, të tilla si "tupan", "kavall" dhe "zurna". Tekstet e këngëve përgjithësisht janë të shkruara në dialektin gegë,që flitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipërinë veriore, e përdorur edhe shumë shpesh në poezitë epike shqiptare. Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave. Antarët e grupit:
Petrit Çarkaxhiu - Vocal & Rhythm Guitar
Leonard Canhasi - Solo Guitar
Suad Jamini - Bass Guitar
Visar Rexha - Drums