Këndon kryesisht: Popullore Shkodrane

Këngë Shkodrane është një përmbledhje këngësh shumë e preferuar. Rruga e kenges shkodrane eshte e vjeter, madheshtore, ku te terheq nje force mahnitese, aq sa kur futesh ne kete tempull, nuk mund te dalesh, sepse e ndien veten ne nje bote te magjishme, te mbushur me dashuri per jeten e njerezit, midis lulesh shumengjyreshe, bukuria dhe aroma e te cilave ua shton hijeshine e madheshtine melodive magjepse dhe teksteve poetike te mrekullueshme.
Dashuria per kengen shkodrane nuk eshte nostalgji, por dashuri per jeten, per te bukuren, per cdo gje fisnike e te larte qe ka krijuar shpirti i ndjeshem i prej artisti i popullit shkodran. Kenga e qytetit tone ka gjalleri e ndjenje, ka force te atille terheqese sa qe te ben per vete. Ajo eshte eshte sa e vjeter, aq edhe e re. Eshte e vjeter se ka kohe te gjate qe eshte krijuar, eshte e re se eshte nje organizem i gjalle qe leviz gjithnje, zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht. Eshte pjese e shpirtit te kombit tone. Ne kete liber une vetem sa hyj ne tempullin madheshtor te kenges shkodrane. Qellimi im eshte qe, duke bere nje trajtim te lire te menyres dhe rrethanave qe cuan ne krijimin e ketyre vlerave te bukura shpirterore te shkodranit, te nxjerr ne drite nje pjese te rendesishme te shpirti krijues e fisnik te qytetit tone te dashur, te Shkoderloces, per te ndikuar sa me shume ne pastimin e shpirtrave tane, qe aq shume kemi nevoje sot. Ky liber eshte nje trajtim i lire, i mbeshtetur ne te verteta te trasheguara goje me goje apo edhe te dokumentuara.
Le te jete nje fillim i mbare qe ne te ardhmen, qofte une, qofte te tjeret, te vazhdojne ne kete rruge per te plotesuar kete tempull te shenjte e te bukur qe quhet "KENGA POPULLORE SHKODRANE", per te perjetesuar ata njerez me shpirt te madh artisti qe ngriten kaq bukur kete ndertese madheshtore, si dhe per te mbajtur te gjalle e vazhduar me dinjitet vapren e tyre fisnike.