Këngë Shkodrane

Vinte çika Prej Livadhit

Vinte çika prej livadhit
Buzën kuq si lulja e allit
I: Kaçurrelat midis ballit
Çik-o mori çikë! :I
Çika djalin po e dashka
Na e dashka dhe e paka
Vaj medet, po na diktoi plaka
Plakës i raftë nji pikë!
Rrinte djali n?maje t?gurit
N?maje t?gurit prej bilurit.
Po ja thoshte kangës nurit
Nurit të bukurisë.

Ju pëlqen teksti? Komentoni më poshtë: