Këngë Trimërie

Këngë Për Ismail Qemalin

O Qemal, kur të përzunë,
Kur të rrethosi Turqia,
Dhe një çik, pra të zunë,
Erdh e të mori gjemia.
Brenda në Paris të shpunë,
Atje ku qe katemia,
Se ç?u ngrut krali në gjunjë,
Kralesha edhe e bija:
- Cili je ti more burrë,
që di pallatet e mija?
Unë jam Ismail Qemali,
Prapa më vjen historia.
Të lutëm nëmë një vulë,
Të vuloset kufia.
Të shtat vulat ti dhamë,
Po s?doj të vulos? Turqia.
Do vulos? se s?është punë,
Është imja Shqipëria!
Sazan e Karaburun
Janë vatanet e mija.

Ju pëlqen teksti? Komentoni më poshtë: