Minatori

Krejt njejtë

Prishtinë e bukurPrishtinë e mjerë
Ty dhe erën e blinit në pranverë,
Ta vjedhën ta zhdukën për një tender
Tkan vjedhë tkan mjelë posht shtrue e shkelë
Krejt njejtë, krejt njejtë

Patriota idiota mediokra rrustikal
Qe kurr nuk të thonë të lutem as më fal
Krejt zdrala e bala me ngjyra folklorik
E krejt kjo n Kosovë quhet politikë
Krejt njejtë Krejt njejtë

Televizorin e kyçin e trurin e shkyqin
Syhapur ëndërrojnë, programet i jetojnë
I bërtas ekranit kqyri kta mbreta
Me shkollë e pa shkollë budalla me banderollë
Krejt njejtë, krejt njejtë

Kjo botë e çmendur vazhdon të sillet
Si një i sëmurë që duhet të lidhet
Me faca agrare i njihni ashiqare
Karaktere t korruptime pallavra t oksidime
Krejt njejtë, krejt njejtë
REF:
Prishtinë e bukur Prishtinë e mjerë
Ta dua erën e blinit në pranverë
Prishtinë ti mos na mallko
Prishtinë të lutem na përqafo
Ti je e jona

Me shmekera ollosha bulasha tapkarosha
Hanem me zotni, unaza granagji
Gjeparosha jomshaqa zhvilla e jebaqa
Kisasha pajtasha tapagji e napash
Krejt njejtë Krejt njejtë

Prishtinë mbretreshë pa kurorë
E merr i rrit e kurr stë kuptojnë
Kjo këngë për ty nuk është e
Se zemra jote është e madhe e tjerat janë krejt LLAP hahata
Hajde na knoftë zemra...

REF:
REF:
Prishtinë e bukur Prishtinë e mjerë
Ta dua erën e blinit në pranverë
Prishtinë ti mos na mallko
Prishtinë të lutem na përqafo


Në bashkëpunim me: Muzika: Orkestroi:

Ju pëlqen teksti? Komentoni më poshtë:

Tekste tjera