Vendlindja: Pejë

Nadi është një këngëtar i njohur. Emri i vertet e Nadit eshte Leonard Matoshi. Ka lindur ne Pejë dhe nuk eshte beqar. Ai është një këngëtar shumë i mirë i interpretimit muzikes live. Ai eshte i pranishem neper koncerte dhe klube te ndryshme te natës. Nadi deri me tani ka nxjerrë disa albume. Dy albumet e para janë "Iku Beqaria" një album ky i cili përfshiu 17 këngë dhe albumi "Ma kthe dashurinë" një album i cili përfshiu plot 8 këngë. Në vitin 2009 Nadi paraqitet në festivalin prestigjoz "Top Fest" me këngën "Ditët e dashurisë", një këngë kjo e punuar nga Flori Mumajesi, Ervin Gonxhi & Big Basta e cila u pëlqye dhe u mirprit mjaft mirë nga publiku. Në vitin 2010 nxjerr albumin tjetër të titulluar "Pare Pare" i cili përfshiu 9 këngë dhe u pëlqye mjaft shumë. Ndërsa në vitin 2012 ai nxjerri albumin e tij më të ri të titulluar "Qunat në Gurbet", një album i cili ka në të 21 këngë të zhanrit popullor dhe zbavitës. Ai tash vazhdon me projektet e tij të reja duke i dhuruar publikut gjithmonë kënaqësi.