(1934-2016)

Këndon kryesisht: Popullore

Naile Hoxha është një këngëtare e njohur. Shkodra humb një tjetër zë të magjishëm të këngës popullore qytetare. Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare, në azilin e qytetit të Shkodres, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës. Ajo la pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite. Me një zë melodioz, përherë me buzëqeshjen karakteristike në fytyrën e saj, ajo ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13 vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrieres, për tu pasuar më pas në Radio Shkodra, e kompeticione të rëndësishme kombëtare. ?Xhamadanin kuq si gjaku?, ?Moj e mir synin larush?, ?Djal i dashtun?, ?Seç po fryn fllad pranvere?, etj, janë vetëm disa nga këngët që ajo këndoi plot pasion, duke prekur edhe skenat jashtë Shqipërie. Naile Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe një ndër këngëtaret e preferuara të regjimit të asaj kohe. Ajo iku duke lënë pas një repertor të pasur dhe një origjinalitet në muziken popullore qytetare, por edhe duke mbajtur pengun se brezat e ri nuk po arrijnë të ruajnë traditën e bukur që Shkodra ka patur.