Olsa Pema

Si Yll Në Galaktikë

     

Po ndiqja unë avionin
si zogu i vetmuar
tek ngjitej lart.
Prej meje të largonte
dhe në çdo kilometër M?kapte nje mall
E kotë të përshëndesja
të thosha sa të dua,
u trete larg.
Krahët, zemra ime,
ngjanin degët e një peme
në dimrin acar.
Diku, në mëndjen time
mbetën, ato mijra fjalë
që dot nuk t?i thashë. Ref:
Nëpër ikje, veten s?e gjej
bie, thyhem si gotë qelq,
kur ti kthehesh e të kam pranë
copëzat e shpirtit mbledh.
Mbeta, mbeta në aeroport
duke pritur e përcjellë ty
shpesh më duket se jam një yll
që humb në galaktikë. Un hapat ndalja rrugës
mbështjellur me vetminë flisja me ty.
Dhe qielli më shikonte
nuk di se si më dukej
nje ngjyrë gri.
Pse në ktë botë të çmendur
plot zhurmë edhe rrëmujë
të dashuroj?
Mbahem fort pas teje
lidhur tek një fije shprese
që nuk e lëshoj.
Ti je pritja ime,
ëndrra që më zgjon ngaherë,
si diell në mëngjes. Ref:
Nëpër ikje, veten s?e gjej
bie, thyhem si gotë qelq,
kur ti kthehesh e të kam pranë
copëzat e shpirtit mbledh.
Mbeta, mbeta në aeroport
duke pritur e përcjellë ty
shpesh më duket se jam një yll
që humb në galaktikë.

Muzika:

Ju pëlqen teksti? Komentoni më poshtë: