Këndon kryesisht: Hip-Hop

Rryma të tjera: Pop

West Side Family është një grup muzikor shumë i njohur. Ata janë tre djem dhe kanë një ?Mesazh?. Një afsh të munguar, sy të trembur dhe një buzë të çmendur: Rolandi, Miri dhe Flori. Dikur shokë në një klase, tani anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë. Ata nuk mund të rrinë një moment pa ngacmuar njëri-tjetrin apo pa bërë shaka aq sa të duket se çdo gjë që thonë duhet ta mendosh mirë në është e vërtetë apo një shaka e momentit. Pas suksesit të madh me këngën hit ?Mesazh?, shikohen në skenën e festivalit të ?Këngëve të stinës?, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar. Më pas çudia, ato të tre shoqërohen në një koncert kushtuar Nënë Terezës nga një repist mjaft interesant, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i cili kryen në këtë rast estravagancën e rradhës.B] Miri
Shenja e horoskopit: Peshorja
Datëlindja: tetor 1979
Pija e preferuar: Xhin
Ngjyra e preferuar: e kuqja Landi
Ditëlindja: Korrik 1980
Shenja e horoskopit: Gaforrja
Ngjyra e preferuar: vishnja dhe e zeza
Pija e preferuar: Uiski, lëng portokalli. Kam disa pije te preferuara sipas gjëndjes në të cilën ndodhem. Ndonjëherë madje më pëlqen të pi dhe ujë. Flori
Ngjyra e preferuar: Bezha
Shenja e horoskopit: Peshqit
Ditëlindja: 28 shkurt
-E kujt ishte ideja e këngës së Tironës e kënduar nga grupi juaj dhe Edi Rama?
Flori: Ishte e jona. Ne nuk duam të komentojmë asgjë rreth këtij bashkëpunimi, por them se njerëzit do ta pëlqejnë, sepse gjithmonë këngët me tema sociale tërheqin.
-Ty Miri të mërzit ambienti që të rrethon dhe nëse po, si e kalon ti atë gjëndje?
Miri: Kur jam i mërzitur më ikën truri, zakonisht dal në ballkon bërtas, ulëras, derisa qetësohem.
-Po kur je i lumtur çfarë bën zakonisht?
Miri: Në rradhë të parë varet se për çfarë jam i lumtur dhe kush është objekti apo personi i cili më lumturon, më pas i përkushtohem totalisht shkakut të lumturisë sime.
-Si e kalon një ditë normale gjatë së cilës nuk je i impenjuar me punë?
Miri: Çohem në mëngjes me afshin tim, pastaj gjithçka rrjedh natyrshëm, varet nga preokupimet që do të kem atë ditë.
-Çfarë mendimi të vjen i pari në mendje kur zgjohesh dhe çfarë mendon kur shikohesh në pasqyrë?
Miri: Mendimi i parë në mëngjes ka të bëjë me preokupimet që do të kem gjatë ditës ndërsa para pasqyrës mendoj: ?O Zot sa i shëmtuar që jam.? Kjo ishte sa për shaka sepse shpesh mendoj se përse jam zgjuar kaq poshtë apo kaq lart me moralin. Në të shumtën e herëve mëngjesi im varet nga ëndrrat që kam parë gjatë natës. Në mëngjes ngrihem rreth orës nëntë sepse shikoj Palomën.
-Cila është femra ideale për ty?
Miri: Femra ideale është ajo që eshtë e dashura ime. E hollë, e gjatë, me syrin e shkruar, me shtatin si selvi, bëj shaka thjeshtë është shumë e mirë.
Famën dhe emrin që keni tani në një farë mënyre ju a dhuroi kënga ?Mesazh?. --Sa të vërteta ka tek fjalët e tekstit të këngës?
Landi: Është e vërtetë që teksti i këngës ?Mesazh? është bazuar në një histori të vërtetë dhe jo vetëm kjo këngë, por të gjitha këngët tona kanë një histori të vërtetë, kanë elemente të jetës sonë.
-Dhe ku është bazuar teksti i kësaj kënge?
Flori: Teksti i kësaj kënge është bazuar tek gjëndja jonë shpirtërore e atyre ditëve por veçanërisht tek gjëndja e Landit.
Landi: Po, është e vërtetë që teksti i këngës pati si bazë një histori timen dhe gjëndjen time shpirtërore ,por më e bukura është se kjo këngë ndryshoi për mirë shumë gjëra në jetën time.
-Sa e vërtetë është që teksti i këngës është bërë nga Flori në makinë ndërkohë që ju po shkonit për të bërë provën e parë të këngës?
Landi: Ky është një fakt i vërtetë por jo gjithë teksti i këngës është bërë në makinë por vetëm pjesa e Florit. Miri që e pyeste Florin vazhdimisht se a e kishte tekstin me vete që ta lexonte dhe Flori që duke kruajtur mjekrrën siç e ka zakon po trillonte tekstin. Kur arritëm në prova gjithçka ishte gati.
-Cilat janë ëndrrat që Landi i ka vënë qëllim vetës që do t?i realizojë në jetë?
Një nga ëndrrat e mija ishte që të prezantoja dhe kjo mu realizua. Unë kam tmerrësisht një qerre me ëndrra. Ndonjëherë rri dhe mendohem ta ve veten time në shumë pozicione në jetë duke thënë që kjo më shkon dhe kjo nuk më shkon. Ëndrra ime ishte që të këndoja dhe po këndoj, nuk e dija që do të bëhesha i famshëm. Një ëndërr tjetër është që të luaj një film dhe të bëhem një avokat po kaq i suksesshëm sa ç?jam tani në këngë.
-Sa ka ndikuar suksesi në jetën tuaj?
Landi: Nuk e them për modesti por suksesin e konsideroj më tepër përgjegjësi, tani ne duhet t?i japim më tepër publikut dhe jemi para një përgjegjësie të madhe. Kemi përgatitur një surprizë goxha të madhe që do të na justifikojë para publikut për atë kohë gjatë së cilës ne nuk jemi shfaqur por nuk duhet kuptuar sikur ne kemi bërë pushim pasi jemi në punë, në shkollë dhe kemi patur dhe goxha koncerte, me këngën jemi marrë shumë shumë pak, por nuk do ta zhgënjejmë publikun absolutisht dhe jemi shumë në ankth për pritjen që do t?i bëhet këngës sonë.
-Çfarë shije ju la skena si prezantues?
Ne e kishim vendosur që më parë që nuk do të konkuronim tek Këngët e Stinës dhe qëlloi që të ishim prezantues. Ky është një rrisk i rradhës për ne dhe një eksperiencë e re.
Flori: Fillimisht oferta për të prezantuar këtë festival mu bë mua por ishte një aventurë që nuk ma mbanin shpatullat ndërsa kur je në grup përgjegjësia ndahet, kështu që është një zgjidhje më e mirë.
-Cilat janë ambiciet tuaja?
Flori: Unë asnjëherë nuk kam bërë plane të mëdha. Unë dua të kap gjërat e vogla, të bëj një jetë normale, të lumtur dhe me shumë fëmijë, të bëj çdo vit pushime dhe të shoh finalet e NBA-së vit për vit.
-Të tre së bashku sa shpesh i frekuentoni Pub-et?
Më parë i kemi frekuentuar shumë shpesh ndërsa tani i frekuentojmë shumë rrallë. Mundohemi që të gjejmë mënyra të tjera argëtimi sepse erdhi një kohë që na u bë rutinë . E premte e shtunë e djelë?pub pub pub?
Landi: Pubi nuk është kënaqësia ime maksimale. Pavarësisht se ata që më shohin duke kërcyer mund të më konsiderojnë të ekzaltuar, nuk është tamam ashtu.
-Cili është ambjenti që ju bën të ndjeheni më mirë?
Të tre: Në Jalë. Jala është një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë.
-Sa besoni tek Zoti?
Flori: Besoj shumë.
Landi: Në qoftë se nuk do të besoja tek Zoti nuk do të isha ky që jam sot. Unë i jam mirënjohës Zotit që më jep jetën dhe të gjitha gjërat e tjera.
-Puna dhe fati në çfarë raportesh janë tek ju?
Flori: Puna është e rëndësishme, ndërsa fati është shumë i rëndësishëm. Duhet të kesh vullnet, talent, por po nuk pate fat nuk ecën dot përpara.
-Si e shikoni të ardhmen e West Side Family?
Ne nuk e mendojmë që të ndahemi por gjithçka mund të ndodhë.